HAPJA E THIRRJES PËR PROPOZIME PËR GRANTE TË VOGLA TË ICMP PËR SHOQATAT E FAMILJEVE TË PERSONAVE TË ZHDUKUR/ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE, SHQIPËRI (2020-2021)

DATA E NISJES: 10 – KORRIK – 20

DATA E MBYLLJES: 21- GUSHT – 20

I. KOMISIONI NDËEKOMBËTAR PËR PERSONAT E ZHDUKUR (ICMP) PROGRAMI I GRANTEVE TË VOGLA

 

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) fton shoqatat ose organizatat e familjeve të personave të zhdukur dhe organizatat e shoqërisë civile të paraqesin një kërkesë/aplikim për Programin Grantet e Vogla të ICMP për Shoqatat Familjare të Personave të Zhdukur/Organizata të Shoqërisë Civile, Shqipëri 2020-2021.

ICMP është një organizatë ndërkombëtare e pavarur, e bazuar në marrveshje ndërkombëtare, me më shumë se 20 vjet përvojë në 40 vende. Eshtë e vetmja organizatë ndërkombëtare që ka si detyrë ekskluzive të punojë për çështjen e personave të zhdukur. ICMP ndihmon qeveritë të ndërtojnë institucione të sundimit të ligjit që kërkojnë me sukses dhe paanshmëri personat e zhdukur, dhe mbështet përpjekjet për t’iu bërë të mundur familjeve të të zhdukurve të mbrojnë të drejtat e tyre.

II. RRETH PROGRAMIT TE ICMP NË SHQIPËRI

Si pjesë e programit të tij të financuar nga BE për personat e zhdukur në Shqipëri, në 2017-2020 ICMP ka filluar mbledhjen e të dhënave ante-mortem dhe mostrave referuese familjare nga të afërmit e të cilëve besohet të jenë ekzekutuar në zonën e Dajtit ose të kenë vdekur në kampin e punës në burgun në Ballsh. Më tej, ICMP i ka ofruar asistencë teknike Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe është angazhuar në aktivitete në terren për çështjen e personave të zhdukur në kontekstin e drejtësisë tranzitore dhe pajtuese.

 Familjet e të Zhdukurve janë një përbërës thelbësor i një procesi të bazuar në sundimin e ligjit për të identifikuar dhe për të gjetur personat e zhdukur. Ato japin informacione gjenetike dhe situacionale mbi të cilat autoritetet kërkojnë të përcaktojnë shkakun dhe mënyrën e vdekjes, vendndodhjen e varrezave dhe të përfundojnë testet e ADN-së të viktimave. Për më tepër, familjet e të zhdukurve kanë të drejtë të mësojnë të vërtetën, të vihet drejtësia në vend, si edhe dëmshpërblimet që të gjitha shtetet, përfshirë Shqipërinë, kanë një detyrim të respektojnë.

Për të mbështetur pjesëmarrjen e familjeve të të zhdukurve, ICMP zhvillon aktivitete në mesin e familjeve të të zhdukurve që rrisin ndërgjegjësimin për të drejtat e tyre, në mënyrë që ata të sigurojnë këto të drejta në një mënyrë efektive dhe të zhvillojnë aftësinë e tyre për të artikuluar përfitimet e adresimit të çështjes së personave të zhdukur nga periudha komuniste.

III. PROGRAMI I GRANTEVE TË VOGLA TË ICMP

 

Si pjesë e aktiviteteve për Zhvillimin e Shoqërisë Civile dhe përmes Programit të Granteve të Vogla, ICMP bën thirrje për propozime nga organizatat e shoqërisë civile, shoqatat e familjeve të personave të zhdukur dhe shoqatat e të përndjekurve politikë për të zbatuar projekte që rrisin pjesëmarrjen e grupeve të shoqërisë civile, dhe anëtarëve të familjes të personave të zhdukur, veçanërisht grave, në proceset e drejtësisë tranzitore dhe pajtuese.

ICMP do të japë përparësi për propozimet që plotësojnë të paktën një nga objektivat e mëposhtëm:

  • Rritja e organizimit, rrjetëzimit dhe veprimit të përbashkët midis OShC-ve, familjeve të të zhdukurve dhe të përndjekurve politikë;
  • Avokimi/lobimi drejtuar autoriteteve për të siguruar ruajtjen dhe mbrojtjen e kampeve të punës së perjudhës komuniste, vendeve të ekzekutimit dhe varrosjes; dhe
  • Ndërtimi i memorjes historike përmes ngjarjeve përkujtimore dhe përmendoreve në ish-kampet e punës të perIudhës së komunizmit.

IV. FUSHAT E MBËSHTETJES

 

Projektet dhe aktivitetet e mbështetura përmes Granteve të Vogla duhet të jenë relevante për rolin dhe sfidat me të cilat përballen familjet e të zhdukurve në Shqipëri

Llojet e aktiviteteve të pranueshme për mbështetje financiare përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm në:

  • Zhvillimi i përmendoreve inovative me pjesëmarrje për të shënuar kampet e punës, periudhat e ekzekutimit dhe varrosjeve të periudhës komuniste;
  • Organizimi i fushatave për të drejtat e njeriut, ekspozita dhe përdorime të materialeve audio-vizuale,
  • përfshirë përdorimin e mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin për çështjen e personave të zhdukur nga periudha komuniste në Shqipëri;
  • Kryerja e raporteve hulumtuese/monitoruese për përpjekjet e bëra nga institucionet vendase për të adresuar çështjen e personave të zhdukur nga perIudha komuniste, për të ruajtur kampet e punës së perIudhës komuniste, vendet e ekzekutimit dhe varrosjes, si edhe për të përkujtuar të përndjekurit politikë;
  • Zhvillimi i aftësive të rrjetit midis OShC-ve të angazhuara në trajtimin e së kaluarës, familjeve të të zhdukurve dhe të përndjekurve politikë.

Kostot e pranueshme: për të siguruar që organizatat të zbatojnë aktivitetet dhe të arrijnë rezultatet e përmendura më lart, kostot e mëposhtme lejohen:

Kostot e projektit Çdo shpenzim i lidhur me një program, projekt të veçantë apo aktivitet që nuk është pjesë e shpenzimeve të përsëritura të organizatës, për shembull: konsulentët, transportimin e pjesëmarrës, ushqim, strehim, vend me qira, sistemet e audios, shërbimet kancelarike dhe printimet, materialet për eventet.
Kostot e organizimit Çdo shpenzim për të mbuluar shpenzimet operative që lidhen me shëerbimet operative të përfituesve të granteve si një organizatë apo shoqatë, duke përfshirë pagat, shpenzimet e sigurimeve shëndetsore dhe sociale, ose shpenzimet e zyres, apo shpenzime të tjera (deri në 30 për qind të shumës totale të grantit).

 V. SHUMA E GRANTEVE, PRANUESHMËRIA, PARAQITJA E PROJEKTIT SI EDHE DHËNJA E GRANTIT

 Aplikantët mund të kërkojnë nga 7,000.00 Euro dhe deri në 9,000.00 Euro për secilin projekt.

Aplikantët mund të paraqesin vetëm një propozim projekti nën këtë thirrje për propozime.

 5.1.         Kush mund të aplikojë?

  Organizata e Shoqërisë Civile (OJQ) / Shoqatat e familjeve të personave të zhdukur: 

  • Që janë regjistruar ligjërisht si një organizatë jo-fitimprurëse e shoqërisë civile në Shqipëri;
  • Që kanë demonstruar përvojë në zbatimin e projekteve prej të paktën 10,000 Euro;
  • Që kanë demonstruar përvojë të menaxhimit të shëndoshë financiar, e cila demonstrohet duke përgatitur raporte vjetore financiare;
  • Që aplikojnë për projekte të adresuar direkt me çështjen e personave të zhdukur

ICMP do të pranojë aplikime të paraqitura nga organizata të vetme, por inkurajon aplikime të përbashkëta të paraqitura nga dy ose më shumë aplikues.

Është e preferueshme që aplikimet të dorëzohen në gjuhën angleze duke përdorur formularët e ICMP. Dërgimi i dokumenteve kryhet përmes emailit.

5.2.         Afati i fundit për paraqitjet për projektet: 21-Gusht-20

 Njoftimet për përzgjedhjen priten në mënyrë indikative deri më 1-Tetor-20. Projektet pritet të fillojnë brenda një muaji pas nënshkrimit të kontratës, dhe mund të kenë kohëzgjatje jo më shumë se 6 muaj.

Organizatat e pranueshme janë të ftuar të paraqesin aplikimet e tyre duke përdorur formularët e ICMP brenda afatit të paraqitjes në orën 17:00 në Shqipëri.

Aplikimet do të shqyrtohen për pranueshmërinë dhe aplikantët mund të kontaktohen për të dhënë sqarime. Grantet e akorduara mund të jenë subjekt i ndryshimeve nga propozimi origjinal i paraqitur.

ICMP rezervon të drejtën të financojë ndonjë ose asnjë prej aplikacioneve të pranuara.

Të gjitha aplikimet duhet të përmbajnë:

  • Projekt propozimin;
  • Propozimin e buxhetit; dhe
  • Profilin e organizatës.

Për të promovuar qasjen e barabartë të grave në procesin e personave të zhdukur, ICMP dhe Autoriteti Për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit do të inkurajojnë aplikimet që promovojnë barazinë gjinore në lidhje me çështjen e personave të zhdukur.

Ju lutemi ndiqni linkun më poshtë për të aksesuar formularët e aplikimit:

Link: https://bit.ly/38AdrzI

Këekesa lidhur me formularët e aplikimit si edhe pyetje të tjera lidhur me këte thirrje propozimesh mund te kryen përmes adresës së email: Albania.SmallGrants@icmp.int

Programi i Granteve të Vogla të ICMP Albania 2020-2021 financohet nga Bashkimi Evropian