[ALBANIAN LANGUAGE] ICMP dhe Institucionet e Kosovës Zhvillojnë më tej bashkëpunimin për të mbështetur procesin e personave të zhdukur

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Hagë, 16 tetor: Një delegacion i përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës që punojnë për çështjen e personave të zhdukur ka vizituar Selinë e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) në Hagë për të diskutuar masat për të përmirësuar procesin e llogaridhënjes të personave të zhdukur nga konflikti i Kosovës.

Takimi rezultoi me katër përfundime kryesore:

  • Institucionet e Kosovës do të përfshijnë Gjurmuesin e Vendvarrimeve të ICMP në faqet e internetit të institucioneve përkatëse për të rritur sigurimin e informacionit për vendndodhjet e varrezave të jashtligjshme në mënyrë anonime, ose të nënshkruar;
  • Delegacioni vlerësoi pozitivisht përfitimet e përdorimit të Sistemit të Menaxhimit të Bazave të Dhënave të Identifikimit (iDMS) bazuar në cloud të ICMP, i cili mbledh, ruan, mbron dhe shkëmben të dhëna për personat e zhdukur në mënyrë të sigurt. Delegacioni ra dakord të merr një vendim për nënshkrimin e një Marrëveshjeje për licencën e përdoruesit fundor në periudhën e ardhshme;
  • Delegacioni përqafoi masa për të siguruar pronësi më të madhe vendore për procesin për të përmirësuar qëndrueshmërinë e identifikimeve të bazuara në ADN;
  • Delegacioni përsëriti përkushtimin e Kosovës për të lançuar publikisht bazën e të dhënave të rasteve active të personave të zhdukur nga konfliktet në territorin e ish-Jugosllavisë.

Gjatë takimit dy-ditor, ICMP informoi delegacionin për strukturat institucionale që mbështesin një proces efektiv të personave të zhdukur, rolin kryesor të familjeve të të zhdukurve dhe organizatave të shoqërisë civile, dhe funksionin kyç të Sistemeve të të dhënave efektive dhe të sigurta dhe koordinimit të të dhënave. Diskutimet gjithashtu përfshinë mënyrat me të cilat institucionet vendase mund të marrin një pronësi më të madhe të procesit. Delegacioni shqyrtoi gjithashtu testimin e ADN-së të identitetit njerëzor të ICMP dhe aftësinë e përputhjes.

Gjatë dy dekadave të fundit, duke mbështetur bashkëpunimin midis qeverive në rajon, ICMP ka ndihmuar vendet e ish-Jugosllavisë që të llogariten 28,000 nga 40,000 njerëzit që ishin të humbur në fund të konfliktit, një arritje që nuk është barazuar askund në Botë. Në qershor 2018 krerët e qeverive nga takimi i Ballkanit Perëndimor në Londër nënshkruan një Deklaratë të Përbashkët duke ripërtrirë angazhimin e tyre për të bashkëpunuar në përpjekjen për të dhënë llogari për ata që janë ende të zhdukur. Deklarata e Përbashkët u pasua nga nënshkrimi i një Plani Kornizë në Nëntorin e kaluar, në selinë e ICMP në Hagë, nga përfaqësues të Bosnje dhe Herzegovinës, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilët zyrtarisht morën përsipër të punojnë së bashku si Grupi rajonal i Personave të Zhdukur ( GPZH).

“ICMP ka punuar për të promovuar aftësinë e Komisionit Qeveritar të Kosovës për Personat e Zhdukur pasi ndihmoi autoritetet e Kosovës që të themelojnë Komisionin në 2006”, tha Matthew Holliday, Shefi i Programit të Ballkanit Perëndimor të ICMP. “Për më tepër, ICMP i ka ofruar mbështetje Kosovës përmes UNMIK-ut dhe pastaj EULEX-it në sigurimin e identifikimeve të bazuara në ADN. Deri më tani, ICMP ka mbledhur 14.866 mostra referuese nga familjet e të zhdukurve, ka marrë 7.327 mostra post-mortem nga Serbia, UNMIK dhe EULEX dhe ka dorëzuar 5,206 raporte të ADN-së të cilat rezultuan në identifikimin e 2.564 personave të zhdukur nga konflikti i Kosovës “, tha Matthew Holliday. Ai shtoi, “Për të ndihmuar procesin e llogaritjes së personave të zhdukur nga konflikti i Kosovës, ICMP është i gatshëm të sigurojë mbështetje dhe asistencë teknike.”

Z. Jahja Luka, Mbajtësi i Dosjeve të Qeverisë së Kosovës për Personat e Zhdukur, tha, “Kosova po punon ngushtë me ICMP për të rritur kapacitetet teknike të institucioneve përkatëse. Kosova është e përkushtuar të zbatojë Deklaratën e Samitit në Londër dhe Planin e Përbashkët Kornizë të nënshkruar në Hagë nga Institucionet Vendore nga rajoni. ”

Vizita e delegacionit të Kosovës ishte pjesë e një projekti rajonal të personave të zhdukur të financuar pjesërisht nga BE dhe Mbretëria e Bashkuar.

Raport i detajuar mbi përpjekjet për të dhënë llogari për personat e zhdukur nga konflikti i Kosovës dhe pasojat e tij mund të gjenden në Raportin e Vlerësimit të gjendjes së ICMP në dispozicion në: http://bit.ly/2Y0PFHx

***

ICMP është një organizatë ndërkombëtare me bazë traktati me selinë në Hagë, Hollandë. Mandati i tij është të sigurojë bashkëpunimin e qeverive dhe të tjerëve në gjetjen e personave të zhdukur nga konflikti, abuzimet e të drejtave të njeriut, katastrofat, krimi i organizuar, migracioni i parregullt dhe shkaqe të tjera dhe t’i ndihmojnë ata në këtë drejtim. Është e vetmja organizatë ndërkombëtare që ka si detyrë ekskluzivisht të punojë për çështjen e personave të zhdukur.