(ALBANIAN) ICMP dhuron pajisje esenciale për të forcuar Agjencinë Forenzike të Kosovës

Prishtinë 11 tetor 2023: Në një lëvizje të rëndësishme që ka për qëllim forcimin e kapaciteteve lokale në testimin e ADN-së lidhur me personat e zhdukur, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), i mbështetur nga Agjencia Suedeze e Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Ministria Italiane e Punëve të Jashtme, ka dhuruar pajisje thelbësore për Agjencinë Forenzike të Kosovës (AFK)

Kjo nismë është pjesë e një projekti më të gjerë për të ndihmuar në llogaridhënjen e personave të zhdukur nga konflikti i Kosovës. Sipas këtij projekti, ICMP lehtësoi një vlerësim gjithëpërfshirës të kapaciteteve të ADN-së të Agjencinë Forenzike të Kosovës (AFK), duke u mbështetur në bashkëpunimin dhe trajnimin e mëparshëm të ekspertëve të AFK-së në selinë e ICMP-së në Hagë. Pas vlerësimit, ICMP dhe AFK punuan së bashku për të përcaktuar pajisjet e nevojshme për të zgjeruar kapacitetet e AFK-së. Procedurat e prokurimit u finalizuan në korrik 2023, duke çuar në blerjen e pajisjeve, të cilat iu dhuruan zyrtarisht AFK-së sot.

Samira Krehiç, Zëvëndës Shefe e Programit të ICMP-së për Ballkanin Perëndimor, vuri në dukje se “Ky donacion shënon një hap kritik përpara në rritjen e kapacitetit të Kosovës për të trajtuar çështjen e personave të zhdukur. Duke forcuar aftësitë lokale në testimin e ADN-së, ICMP po ndihmon në fuqizimin e institucioneve vendase dhe hapjen e rrugës për procese identifikimi më efektive.”

Jonas Westerlund, ambasadori suedez në Prishtinë tha: “Ne i jemi mirënjohës Agjencisë Forenzike të Kosovës, për marrjen e një roli më të shquar në procesin e identifikimit të personave të zhdukur përmes përputhjes së ADN-së.  Për më tepër, jam i kënaqur që, pavarësisht kontributeve modeste të Suedisë dhe Italisë, ne po e avancojmë këtë proces nëpërmjet ICMP-së dhe duke furnizuar pajisjet dhe mjetet e nevojshme teknologjike”

Ugo Ferrero, Zëvëndës Shef i Misionit, Ambasada e Italisë në Kosovë tha: “Qeveria italiane e  ka mbështetur Kosovën në shumë fusha: duke qenë një nga ofruesit kryesorë të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO që nga viti 1999; dhënien e ndihmës për ta bërë departamentin e kirurgjisë kardiake të QKUK-së plotësisht operacional;  Duke mbështetur rritjen e komuniteteve lokale dhe institucionet në qeverisjen e turizmit, vetëm për të përmendur disa shembuj. Së bashku me Suedinë dhe përmes ICMP-së, tani jemi shumë të gëzuar që mbështesim Autoritetet e Kosovës në marrjen e përgjegjësisë për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur. Dhurimi i sotëm i pajisjeve për Agjencinë Forenzike të Kosovës do të kontribuojë në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe përforcimin e shtetit të së drejtës, përshpejtimin e procesit dhe rritjen e kapaciteteve të ADN-së. Në të njëjtën kohë, do të sigurojë “të drejtën për të ditur” të familjeve të dhëna nga ligji ndërkombëtar humanitar dhe i të drejtave të njeriut, duke marrë, me shpresë, mbetjet e anëtarëve të zhdukur të familjes si një hap i rëndësishëm në ecjen përpara”.

Blerim Olluri, CEO i KFA tha: “Agjencia Forenzike e Kosovës është mirënjohëse jo vetëm për këtë donacion por për gjithë mbështetjen e ICMP-së ndër vite. Ne besojmë se ky donacion do të jetë në një gjendje më të mirë për të marrë përgjegjësitë në kryerjen e analizave të ADN-së. Ne gjithashtu i jemi mirënjohës Ambasadës së Suedisë dhe Italisë për mbështetjen e tyre nëpërmjet ICMP”.

Andin Hoti, Kryetar i Komisionit të Qeverisë së Kosovës për Personat e Zhdukur tha: “ICMP ka qenë dora jonë e djathtë në këtë proces, dhe ne besojmë se ky donacion do të shpejtojë procesin e identifikimit të personave të zhdukur në Kosovë dhe në të njëjtën kohë në të ardhmen do t’i mundësojë Kosovës të kriju testimin e ADN-së për identifikimin e personave të zhdukur”.

Dhurimi i pajisjeve është pjesë e programit më të gjerë të ICMP-së për të mbështetur bashkëpunimin midis qeverive në rajon. Gjatë dy dekadave të fundit, me mbështetjen e ICMP-së dhe me angazhimin aktiv të familjeve të të zhdukurve, autoritetet në Ballkanin Perëndimor kanë mundur të lokalizojnë më shumë se 75 për qind të rreth 40,000 personave që janë zhdukur gjatë konflikteve të viteve 1990, duke krijuar një precedent global në identifikimin e personave të zhdukur.

ICMP ka qenë një partner i palëkundur për Kosovën që nga themelimi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në vitin 2006 dhe vazhdon të ndihmojë autoritetet e Kosovës të përmbushin detyrimet e tyre sipas ligjit vendor dhe ndërkombëtar për të gjetur të gjithë personat e zhdukur, pavarësisht nga origjina e tyre fetare apo kombëtare. ICMP punon për të siguruar të drejtat e familjeve të mbijetuara të të zhdukurve, duke siguruar drejtësi, të vërtetën dhe reparacionet.

Rreth ICMP

ICMP është një organizatë ndërqeveritare e bazuar në traktat me seli në Hagë, Hollandë. Mandati i saj është të sigurojë bashkëpunimin e qeverive dhe të tjerëve në gjetjen e personave të zhdukur nga konflikti, abuzimet me të drejtat e njeriut, fatkeqësitë natyrore, krimin e organizuar, migracionin e parregullt dhe shkaqe të tjera, dhe t’i ndihmojë ato për ta bërë këtë.