FTESË E HAPUR PËR PROPOZIME PËR GRANTE TË VOGLA TË ICMP PËR SHOQATAT E FAMILJEVE TË PERSONAVE TË ZHDUKUR (FAS)

DATA E LËSHIMIT: 27 DHJETOR 2019

DATA E MBYLLJES: 14 SHKURT 2020

I. PROGRAMI PËR GRANTE TË VOGLA I KOMISIONIT NDËRKOMBËTAR PËR PERSONAT E ZHDUKUR (ICMP)

Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) fton shoqatat ose organizatat e familjeve të personave të zhdukur dhe organizatat e shoqërisë civile të paraqesin një kërkesë për “Grantet e Vogla të saj për Shoqatat e Familjeve të Personave të Zhdukur (FA)”, në Ballkanin Perëndimor për periudhën 2020-2021″.

ICMP është një organizatë ndërkombëtare e pavarur, e bazuar në traktate, me më shumë se 20 vjet përvojë në 40 vende. Ajo është e vetmja organizatë ndërkombëtare që ka si detyrë ekskluzivisht të punojë për çështjen e personave të zhdukur. Ajo i ndihmon qeveritë të ndërtojnë institucione të sundimit të ligjit dhe që të kërkojnë me sukses dhe paanshmëri dhe të identifikojnë personat e zhdukur, si dhe mbështet përpjekjet për t’u bërë të mundur familjeve të zhdukur të kërkojnë të drejtat e tyre.

II. RRETH PROGRAMIT TË ICMPNË BALLKANIN PERËNDIMOR

Në Ballkanin Perëndimor ICMP ka mbështetur bashkëpunimin rajonal në kërkimin e të zhdukurve; ajo ka punuar në mënyrë efektive për të nxitur zhvillimin dhe bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile me njëra-tjetrën dhe me qeveritë dhe autoritetet vendore në rajon. Ajo ka qenë pioniere aplikimit të ADN-së me teknologji moderne dhe informatikës së përparuar të bazës së të dhënave për të gjetur dhe identifikuar një numër të madh të personave të zhdukur. Deri më tani, janë llogaritur më shumë se 70 përqind e përafërsisht 40,000 personave të raportuar të zhdukur në fund të konflikteve në Ballkanin Perëndimor.

III. PROGRAMI PËR GRANTE TË VOGLA TË ICMP

ICMP, përmes “Programit të Granteve të Vogla”, ofron mbështetje financiare për shoqatat e familjeve të personave të zhdukur dhe organizatat e shoqërisë civile, që të zbatojnë projekte që integrojnë objektiva, qasje, aktivitete dhe përmbajtje të cilat kontribuojnë në:

  • promovimin dhe mbështetjen e përfshirjes aktive, të pavarur, kuptimplotë dhe të qëndrueshme, si dhe të pjesëmarrjes në proces të familjeve të personave të zhdukur;
  • kontribuimin në rivendosjen e drejtësisë dhe sigurimin e kompensimit të plotë për viktimat dhe të mbijetuarit;
  • gjenerimin e bashkëpunimit midis grupeve të mbijetuar / viktimave, përmes linjave sektare, politike, etnike, fetare apo linjave të tjera dhe promovimi i qasjeve të paanshme e jo-diskriminuese për çështjen e të zhdukurve; dhe
  • avancimin e përgjegjësisë dhe transparencës në proceset e gjetjes së personave të zhdukur duke promovuar dialog dhe bashkëpunim të grupeve të mbijetuar / viktimave me autoritetet shtetërore rreth çështjes së të zhdukurve.

IV. FUSHAT E MBËSHTETJES

Projektet dhe aktivitetet e mbështetura për Grantet e Vogla, duhet të jenë të përshtatshme për rolin dhe sfidat me të cilat përballen familjet e të zhdukurve në Ballkanin Perëndimor dhe duhet të synojnë të paktën një nga objektivat e mëposhtëm:

  • Aktivitetet në terren ndaj familjeve të personave të zhdukur për të inkurajuar angazhimin aktiv të familjeve për persona të zhdukur dhe Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) në kërkimin dhe identifikimin e viktimave të zhdukur nga Ballkani perëndimor;
  • Aktivitetet e avokimit nga shoqatat e familjeve të personave të zhdukur që kanë të bëjnë me zbatimin e plotë të një legjislacioni ekzistues për personat e zhdukur ose realizimin e të drejtave të familjeve të personave të zhdukur që rrjedhin nga ligjislacioni tjetër relevant;
  • Ngritja e vetëdijes rajonale nga shoqatat e familjeve të personave të zhdukur përmes memorialeve dhe përkujtimeve të datave përkatëse;
  • Aktivitetet e lobimit të shoqatave të familjeve të personave të zhdukur;
  • Rrjetëzimi midis shoqatave të familjeve të personave të zhdukur dhe OSHC=ve për të inkurajuar bashkëpunimin ndërkufitar, shkëmbimin e përvojave dhe zbatimin e praktikave positive drejt realizimit të të drejtave të familjeve të personave të zhdukur në në Ballkanin Perëndimor.

Projektet që si qëllim kryesor përfshijnë përpunimin e të dhënave personale në lidhje me personat e zhdukur ose të afërmit e tyre, ose projektet e përqendruara vetëm në ofrimin e ndihmës psikosociale për familjet e të zhdukurve nuk kanë të drejtë për financim përmes kësaj ftese.

Kostot e pranueshme: të sigurojë që organizatat të zbatojnë aktivitetet dhe të arrijnë rezultatet e përmendura më lart, lejohen kostot e mëposhtme :

 

Kostot programatike Çdo shpenzim i lidhur me një program, projekt ose aktivitet specifik që nuk është pjesë e kostove të përsëritura të organizatës, si për shembull: konsulentë, transporti i pjesëmarrësit, ushqimi, akomodimi, qeraja e vendit, sistemi i fonisë, shërbimet dhe printimi, materialet për ngjarjet (organizimet).
Kostot e organizatës Çdo shpenzim për të mbuluar kostot e përsëritura që lidhen me ekzistencën e përfituesve të grantit si një organizatë ose shoqatë, përfshirë pagat, sigurimet shoqërore ose konsulentët e zyrave, pajisjet, materialet, shpenzimet e udhëtimit për stafin (deri në 30 përqind të shumës totale të grantit).

 

 V. SHUMA E GRANTEVE, KRITERET E PRANUESHMËRISË, DORËZIMI DHE DHËNIA E GRANTIT

Aplikantët mund të kërkojnë të paktën 5000 USD (dollarë amerikanë) dhe deri në 7000 USD (dollarë amerikanë) për secilin projekt.

5.1.         Kriteret e pranueshmërisë

  • Shoqatat e familjeve të personave të zhdukur:
  • që janë regjistruar ligjërisht si një organizatë jofitimprurëse e shoqërisë civile në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi ose Serbi;
  • që kanë demonstruar përvojë në zbatimin e projekteve;
  • që kanë demonstruar përvojë të menaxhimit të mirë financiar (raporte vjetore financiare);
  • që aplikohen për projekte që adresojnë drejtpërdrejt çështjen e personave të zhdukur

ICMP do të pranojë aplikime të paraqitura nga organizata të vetme, por inkurajon shumë aplikimet e përbashkëta të paraqitura nga dy ose më shumë aplikantë.

Shënim i rëndësishëm: Organizatat e shoqërisë civile nga Ballkani Perëndimor mund të aplikojnë me projekte të përbashkëta në partneritet me një Shoqatë të Familjeve të Personave të Zhdukur vetëm kur Shoqata e Familjeve të Personave të Zhdukur është partneri kryesor.

Aplikimet do të dorëzohen në njërën nga gjuhët zyrtare në vendet e pranueshme, duke përdorur formularët e ICMP:

5.2.         Afati për dorëzimin e projekteve: 14 shkurt 2020

Njoftimet për pëzgjedhjen priten në mënyrë indikative deri në 20 Mars 2020. Projektet pritet të fillojnë brenda një muaji pas nënshkrimit të kontratës, dhe mund të kenë kohëzgjatje jo më shumë se 12 muaj.

Organizatat e që plotësojnë kriteret janë të ftuara të dorëzojnë aplikimet e tyre duke përdorur formularët e ICMP deri në afatin e fundit të dorëzimit në orën 17:00 pasdite me orën e Ballkanit Perëndimor.

Aplikimet do të shqyrtohen për kriteret e pranueshmërisë dhe aplikantët mund të kontaktohen për të dhënë sqarime. Grantet e akorduara mund të jenë subjekt i ndryshimeve nga propozimi origjinal i paraqitur.

ICMP rezervon të drejtën të financojë ndonjë ose asnjë prej aplikimeve të bëra.

Të gjitha aplikimet do të përmbajnë:

  • Proposimin e projektit;
  • Propsozimin e buxhetit; dhe
  • Profilin e organizatës.

Ju lutemi ndiqni link-un më poshtë për të patur akses tek formularët:

https://bit.ly/377pGlj

Formularët e Aplikimit, dhe pyetjet në lidhje me këtë ftesë mund të bëhen përmes: wbsmallgrants@icmp.int

Programi i ICMP-së për Grante të Vogla, BALLKANI PERËNDIMOR 2020-2021 është financuar nga Bashkimi Evropian