DATA E LËSHIMIT: 27 DHJETOR 2019
DATA E MBYLLJES: 14 SHKURT 2020
I. PROGRAMI PËR GRANTE TË VOGLA I KOMISIONIT NDËRKOMBËTAR PËR PERSONAT E ZHDUKUR (ICMP)
Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) fton shoqatat ose organizatat e familjeve të personave të zhdukur dhe organizatat e shoqërisë civile të paraqesin një kërkesë për “Grantet e Vogla të saj për Shoqatat e Familjeve të Personave të Zhdukur (FA)”, në Ballkanin Perëndimor për periudhën 2020-2021″.
ICMP është një organizatë ndërkombëtare e pavarur, e bazuar në traktate, me më shumë se 20 vjet përvojë në 40 vende. Ajo është e vetmja organizatë ndërkombëtare që ka si detyrë ekskluzivisht të punojë për çështjen e personave të zhdukur. Ajo i ndihmon qeveritë të ndërtojnë institucione të sundimit të ligjit dhe që të kërkojnë me sukses dhe paanshmëri dhe të identifikojnë personat e zhdukur, si dhe mbështet përpjekjet për t’u bërë të mundur familjeve të zhdukur të kërkojnë…